
TUZ Eco Life

Adresa: Rruga Vangjel Noti, Ish Sheshi Shqiponja, Tiranë, Albania
kompanise
Përshkrimi
TUZ Eco Life është një kompani e specializuar në trajtimin e ujërave të zeza. Kompania është pjesë integrale e Shoqerisë Water Boutique shpk, me objekt: projektimin, furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për trajtimin dhe filtrimin e ujërave të zeza.
Proceset biologjike dhe natyrore ndërmjet të cilave pastrohen ujërat e zeza, bëjnë të mundur reduktimin e ndikimit të tij negativ në mjedis, duke u harmonizuar kështu me nevojat për konsum të ujit, me respektimin dhe mbrojtjen e ekosistemit. Ajo që na karakterizon është një organizim dinamik dhe një qasje konsultative. Ne punojmë së bashku me Ju në çdo fazë të detajimit të projektit, duke koordinuar fazat e instalimit dhe merremi drejtpërdrejtë me procesin dhe mirëmbajtjen e sistemeve. E thënë thjesht, ne jemi kampionë të vërtetë të ujit! Qëllimi ynë është të promovojmë ciklin natyror të ujit, duke i kthyer mjedisit një burim, dhe jo mbetje!
MISIONI
Misioni ynë është të harmonizojmë nevojat e konsumit të ujit me ritmet dhe ekuilibrat e natyrës. Me pastrimin e ujërave të zeza ne zvogëlojmë efektet e dëmshme të ndotjes, mbrojmëmjedisin, shëndetin dhe të ardhmen e brezave të rinj. Vetë strategjia jonë e biznesit bazohet në arritjen e përfitimeve mjedisore dhe në propozimin e zgjidhjeve që e bëjnë jetën më të lehtë për klientët tanë.
Zgjidhjet tona janë të certifikuara, të sigurta dhe me performancë të lartë. Falë impianteve tona ju mund të ripërdorni ujë të pastër, të sigurt me standartin e paramentravetë Bashkimit Europian për ujitjen e kopshtit tuaj, ose për tu shkarkuar në ujërat sipërfaqësor.
Çfarë ofron
Cfarë mund të bëni me impiantet tona?
1- Me impiantet tona ju mund të pastroni ujërat e zeza të biznesit dhe shtëpisë tuaj
Impiantet tona janë zgjidhje të sigurta, të certifikuara dhe me performancë të lartë, me të cilat përballohen të gjitha problemet e ndotjes dhe mungesës së ujit. Të gjitha impiantet tona bazohen në teknologji biologjike dhe natyrore duke ju ofruar një zgjedhje ekologjike dhe të qëndrueshme për shtëpinë tuaj. Falë impianteve tona ju mund të ripërdorni ujë të pastër, të sigurt dhe pa erë për ujitjen e kopshtit tuaj.
2- Bëjini ujërat e zeza një burim për biznesin tuaj!
Menaxhimi më i mirë i lëndëve të para është një premisë e domosdoshme për organizimin e një cikli prodhimi efikas dhe të virtytshëm. Me pastrimin e ujit ju rimbushni burimet dhe jepni një jetë të dytë ujit një burim gjithnjë e më i pakët dhe i çmuar.
3- Ujërat e zeza në Hotele – Restorante
Pastrimi i ujërave të zeza është jo vetëm një domosdoshmëri rregullatore e ligjit në mbrojtje të mjedisit, por edhe një nevojë për pozicionim të ndjeshëm në treg ndaj zgjedhjeve të qëndrueshmërisë për kompanitë që kujdesen për klientët me aktivitete mikpritëse dhe restorante.
Aktivitetet që zhvillohen në këto bisnese përdorin një sasi të madhe uji, karakteristikat e të cilit ndryshojnë nga detergjentët, vajrat dhe yndyrnat, shpërdorim i ushqimit, temperaturat e larta (makina larëse, pjatalarëse, përdorimi i dusheve dhe ambienteve të mikëpritjes) Këto biznese gjenden shpesh në mjedise larg qendrave urbane dhe për këtë arsye, duke qenë pa kanalizime publike, kanë nevojë për sisteme specifike individuale pastrimi.
Linja jonë për Restorantet dhe Hotelet u krijua për të zgjidhur problemet e mësipërme duke ju ofruar bizneseve mundësinë që të respektojnë ligjin dhe rregullat mjedisore duke siguruar aktivitetin nga gjobat dhe sanksionet. Kjo zgjidhje i përgjigjet kërkesave për qëndrueshmëri mjedisore duke lejuar një pozicionim më të lartë në treg duke patur mundësinë e ripërdorimit të ujit të pastër dhe të sigurt për ripërdorim për ujitjen e hapësirave të gjelbra.
Shërbimi ynë i mirëmbajtjes
TUZ Eco life kryen shërbime konsulence teknike dhe mirëmbajtjeje, për t’i ofruar klientit asistencë teknike specifike në lidhje me llojin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza që keni në pronësi. Shërbimi i mirëmbajtjes, i përshtatur për nevojat e klientit, përcaktohet në bazë të llojit të impiantit, si dhe madhësisë dhe kompleksitetit të tij.
Impiantet TUZ Eco life zbatojnë kushtet teknike dhe fizike të nevojshme për krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe të shëndetshëm jetese, i cili si i tillë duhet të ruhet. Çdo ndryshim në elementët që gjenden në ujërat e zeza përcakton një ndikim në sistemin e pastrimit dhe rrjedhimisht në cilësinë e ujit të shkarkuar. Një plan i saktë mirëmbajtjeje është thelbësor për të garantuar standarde optimale dhe konstante pastrimi.
Ujërat e zeza përmbajnë elementë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin dhe vetëm duke u trajtuar në mënyrën e duhur dhe me standartet e kërkuara ligjore për shndërrimin e tyre në komponime të padëmshme, është e mundur të sigurohemi për ujë të sigurt, të pastër dhe pa erë. Falë eksperiencës ne sektor dhe ekipit tonë, ne konfirmojmë me besim forcën e dy prej vlerave tona: Besueshmërisë dhe Efikasitetin.
Shërbime

Impiante per pastrimin e ujerave te zeza

Kompani e specializuar ne trajtimin e ujerave te zeza

Kontroll periodik per impiantet e ujerave te zeza

Trajtim ujerash te zeza urbane

Instalime dhe montime impiatesh te ujerave te zeza

Gropa septike plastike per trajtimin e ujerave te zeza

Impiante per trajtim ujerash te zeza rezidenciale

Impiante per trajtimin e ujerave te zeza ne restorante

Impiante per ujerat e ndotur per shtepi, banesa

Impiante perpunimi te ujrave te zeza ne biznese

Impjante per trajtimin e ujerave te kuzhines

Impjante per trajtimin e yndyrnave ne restorante

Instalime me celesa ne dore per impiante ujerash te zeza

Konsultim dhe Projektim per impjantet e ujerave te zeza

Ndares yndyrnash per kuzhina hotelesh, restorantesh

Sherbim mirembajtje per impiantet e trajtimit te ujerave te zeza

Sisteme per filtrimin e ujerave te zeza ne beach bare

Sisteme per trajtimin e ujerave te zeza ne lokale, bare

Sisteme trajtimi ujera te zeza per perdorim industrial

Tanke septike per trajtimin e ujerave te ndotur

Trajtim i ujerave te kuzhines ne restorante

Trajtim i ujerave te zeza me llum aktiv

Trajtimi i ujerave te ndotur ne fshatra turistike

Trajtimi i ujerave te zeza ne hotele

Trajtues per ujera te zeza per industrine prodhuese
Punë të kryera

2 Lips Dhermi

Abonora Hotel, Dhermi

African Beach Club

Aura Beach Bar, Livadh

Beach Bar Restaurant Korali

Blue Heaven Seaside, Borsh

Chilis Hotel Dhermi

Guest House Luiza Borsh

Hotel Keisa Dhermi

Hotel Olivio

Luna Mare Borsh

Mazarine Hotel, Vlore

Nassau Hotel

Perla Restaurant

Rapos Beach Bar, Himare

Sarajet e Pashait

Sion Dinning Bar and Lounge

Taverna Djepi, Vlore

Valta Hotel Qeparo

Vela e Bardhe Dhermi

Vengo Beach Club, Drimadhe

Yacht Club Dhermi

Zemra e Ballkanit

Bela Vista, Ksamil
Partnere


Kush duhet të instalojë një impiant për ujërat e zeza
Ujërat e zeza, qofshin ato nga individë privatë apo biznese, përmbajnë ndotës të ndryshëm si baktere, mikrobe, kimikate dhe barna që janë të dëmshme për mjedisin. Prandaj, ato nuk duhet të shkarkohen në mënyrë të papërshtatshme në natyrë.
Për këtë qëllim ekzistojnë dy alternativa:
1- Lidhja me rrjetin publik të kanalizimeve, i cili çon ujërat në një impiant qendror të trajtimit.
2- Instalimi i një impianti të trajtimit për ujërat e zeza, kur lidhja me rrjetin publik nuk është e mundur ose nuk mjafton.
Sipas Aktit Normativ Nr. 8, datë 28.12.2023, dhe rregullores së re për trajtimin e ujërave të zeza, në zonat që shfrytëzohen gjatë sezonit turistik kërkohet që të instalohen impiante të posaçme për të mos mbingarkuar rrjetin e kanalizimeve të qytetit. Këto impiante duhet të sigurojnë që ujërat e trajtuara të shkarkohen në përputhje me parametrat e lejuar për mjedisin.
TUZ – Trajtimi i Ujërave të Zeza ju ofron zgjidhje profesionale, të certifikuara dhe afatgjata për projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e impianteve për ujërat e zeza, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe sipas kapaciteteve të nevojshme.
TUZ – Eco Life
Water Boutique – Ku ka ujë, jemi ne.